PSV-ja nuk i ndahet Ajaxit, mban gjallë shpresat për titull (VIDEO)
Psv Eindhoven likujdon me 3 gola Willem 2 dhe ruan hapin e Ajaxit të Amsterdamit duke mbajtur gjallë shpresat për titullin.

Në Tilburg skuadra e Mark Van Bommel triumfoi me rezultatin 0-3 duke rikuperuar një gol ndaj harkëtarëve në ruandin e 32-të.

Një sukses ky që e ngjiti PSV-në në kuotën e 80 pikëve, megjithatë skuadra nga Eindhoveni ka një diferencë me 10 gola ndaj Ajaxit dhe për të fituar titullin duhet që formacion i Erik Ten Hag të gabojë në një nga 2 ndeshjet e mbetura pasi me goleavarazh titulli sipas të gjitha gjasave do të shkojë në duart e harkëtarëve.

Ndaj Willem 2 në sfidën që mbylli javën e 32-të të Eredivisies vendosën golat e Malen, Sadilek dhe Bergwijn.
Shtuar më 26/04/2019, ora 09:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori