Ergys Kace drejt kampionatit portugez (FOTO LAJM)

“Planeta Desportivo” e cila ka hartuar një listë me emra premtues por njëkohësisht edhe të lirë, duke ndërtuar një formacion të plotë. Sipas kësaj gazete, Porto, Benfica dhe Sportingu i Lisbonës mund të peshkojnë lojtarë me të ardhme të madhe përpara, mes të cilëve renditet edhe mesfushori i Kombëtares Shqiptare, Ergys Kaçe.

“Një nga elemntët më interesantë është edhe shqiptari Ergys Kaçe i PAOK-ut të Selanikut. Një element i vlefshëm, vetëm 21-vjeç dhe i fortë fizikisht edhe pse vetëm 1.63 cm i gjatë. Është i aftë të impostojë lojën dhe ka një shpirt luftarak. Është një nga elementët kryesorë të PAOK-ut pasi në dy sezonet e fundit ka luajtur 65 ndeshje.

Benfika mund ta konsiderojë seriozisht transferimin e tij pasi do të ishte një investim i mirë për klubin e shqiponjave”, shkruan mes të tjerash faqja në internet e gazetës portugeze. /Albeu.com/
Shtuar më 27/06/2015, ora 13:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori