Ergys Kaçe largohet nga Panathinaikos, rikthehet te Paok
Nëpërmjet një postimi në Instagram, mesfushori i Kombëtares, Ergys Kaçe, deklaron se e ka mbyllur aventurën e tij me Panathinaikosin në Greqi.

25-vjeçari, që nga viti 2018 ishte dhënë në huazim nga skuadra e PAOK-ut, që ka edhe kartonin e tij, por problemet financiare të Panathinaikosit kanë bërë që të mos e blinte dot mesfushorin shqiptar.

"Doja të falënderoja shokët e skuadrës dhe trajnerët që kam punuar këto muaj. Një falënderim i madh për ata që më mbështetën që nga dita e parë në skuadër. Ju uroj çdo sukses për të ardhmen, dhe të riktheheni atje ku përkisni" – shkruan Kaçe në shenjë falënderimi për Panathinaikosin.

Gjithsesi, tek kampionët e PAOK shqiptari nuk ka një vend të sigurt, dhe me siguri do të gjejë një skuadër tjetër për të vijuar karrierën.
Shtuar më 19/05/2019, ora 16:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori