Ergys Kaçe vazhdon karrierën tek klubi grek
Mesfushori i Kombëtares, Ergys Kaçe do të vazhdojë të jetë pjesë e Panathinaikosit edhe në sezonin e ardhshëm.

Klubi bardhjeshil ka arritur arritur marrëveshjen me PAOK-un, për të pasur bashkëpronësinë e kartonit dhe pritet që PAOK t’i paguaj një pjesë të rrogës.

Mediat greke raportojnë se pas paraqitjes mjaft të mirë me fanellën e Panathinaikost sezonin e kaluar, drejtuesit kërkuan që mesfushori të vazhdonte edhe në sezonin e ardhshëm.

Dëshira e Kaçes bëri që klubi të arrinte marrëveshjen dhe PAOK pritet të paguaj 200 mijë euro për shqiptarin. /albeu.com/
Shtuar më 30/05/2018, ora 18:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori