Eric Cantona, "Golden Foot 2012"
Legjenda e Francës dhe Manchester United, Eric Cantona do të nderohet me çmimin "Golden Foot 2012" për karrierën brilante në rradhët e "Djajve të Kuq" në Premier League dhe jo vetëm.

Çmimi do të dorëzohet në 17 tetor gjatë një mbremjeje gala në Principatën e Montecarlos ku Cantona do të lejë edhe gjurmën e këmbës së tij në Champions Promenade.

Me këtë çmim, Eric Cantona iu bashkangjitet legjendave të fjera të futbollit si Pele, Franco Baresi, Lothar Matthaus etj. /albeu.com/
Shtuar më 17/09/2012, ora 16:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori