Eriksen befasohet nga Kosova: Nuk më kishte ndodhur kurrë
Mbrëmjen e djeshme, Kosova e Danimarka barazuan 2-2, në një miqësore të luajtur në stadiumin "Fadil Vokrri" të Prishtinës.

Impianti ishte i tejmbushur, ndërsa gjatë ndeshjes, një tifoz nuk u përmbajt dot, duke u futur në fushë për të përqafuar idhullin e tij Christian Eriksen.

Mesfushori i Tottenhamit shënoi një gol me 11-metërsh, ndërsa pak minuta para fundit u befasua, kur dikush e mbërtheu nga pas dhe nuk e lëshonte.

"Po mendoja ‘Çfarë dreqin po ndodh këtu?’. Nuk më kishte ndodhur kurrë më parë që dikush të futej në fushë për të më përqafuar. Megjithatë, nuk është asgjë shqetësuese, nuk më krijoi ndonjë problem. Ishte diçka e këndshme, por uroj të mos përsëritet më"., tha ai.

Tifozi dëshironte të merrte fanellën e Eriksenit pa përfunduar takimi, por gjithsesi pas mbylljes së sfidës mesfushori shkoi poshtë tribunës ku ishin një grup ushtarësh danezë dhe ua hodhi atyre fanellën.
Shtuar më 22/03/2019, ora 11:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori