Eriksen larg Interit, gjigandët gjerman në sulm për të siguruar shërbimet e danezit
Borussia Dortmund është duke konsideruar të provojë transferimin e mesfushorit të Interit, Christian Eriksenjanar.

Gjiganti gjerman është i lidhur me lojtarin që nga tetori dhe shpreson që në afatin dimëror të arrijë marrëveshje me "Neurazurët" për huazim.

28-vjeçari nuk është në planet e Antonio Conte dhe kjo është dëshmuar, meqenëse qëndron në stol shumicën e ndeshjeve.

Lojtari gjithashtu është i lidhur me rikthimin në Angli, të Manchester Unitedi ose Arsenali.

Mbetet të shihet nëse Dortmundi do arrijë ta transferojë Eriksenin në janar.
Shtuar më 23/11/2020, ora 19:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori