Eriksen mund të largohej gjatë merkatos, Interi refuzoi tre oferta për të
Inter ka refuzuar tri oferta për huazimin e mesfushorit Christian Erisken.

Lajmi bëhet i ditur nga gazzetta dello Sport, që raporton se ka pasur interesim për mesfushorin danez të Interit.

Eriksen është paraqitur shumë pak në fanellën e Inter, që pas transferimit nga Tottenham.

Lojtari nuk ka arritur të zë vend të rregullt në skemat e Anontio Contes, dhe kjo ka bërë që disa oferta të vijnë në drejtim të tij.

Por, është Inter që ka refuzuar ofertat e PSG, Atletico Madrid dhe Hertha Berlin.
Shtuar më 07/10/2020, ora 08:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori