Eriksen nuk është gati për Milan
Christian Eriksen është një prej talenteve më premtues të futbollit europian dhe skaudra si Milan dhe Roma kërkojnë ta bëjnë të tyrin lojtarin danez të Ajax duke filluar nga sezoni i ardhshëm.

Agjenti i fantazistit 20-vjeçar, Martin Schoot përgënjeshtron zërat që qarkullojnë në media. Në një intervistë për portalin sportiv danez "Sporten.dk", ai hodhi poshtë zërat për një largim nga Amsterdami duke e justifikuar me faktin se Eriksen nuk është ende gati.

"Nuk besoj se ky është momenti i duhur për transferimin e tij. E rëndësishme për të është të vazhdojë të rritet profesionalisht dhe të japë maskimumin për Ajax", u shpreh Schoot.

Ndërsa për një kalim të klientit të tij te Milan, ai u shpreh: "Milan? Është një klub i madh dhe do të ishte një hap i madh në karrierën e tij por nuk besoj se Eriksen është gati për një klub kaq të madh sa kuqezinjtë". /albeu.com/

Shtuar më 09/05/2012, ora 11:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori