Eriksen po testohet nga Conte për një rol të ri te Interi
Christian Eriksen po testohet nga Antonio Conte në rolin e trekuartistëve te Interi, derisa po përgatitet për përballjen ndaj Napolit në Kupën e Italisë.

Ndeshja e parë në Giuseppe Meazz kishte përfunduar 1-0 për napolitanët, derisa në San Paolo më 13 qershor do të vendoset se kush kalon në finalen që mbahet katër ditë më vonë.

Sipas raportimeve të fundit nga mediat italiane, Conte po e teston mesfushorin danez në rolin e ri dhe po shikon për strategji të reja.

Ish-trajneri i Chelseat po kalon në skemën 3-41-2, derisa po tenton të fus Eriksenin në një rol trekuartistë, mbrapa Romelu Lukakus dhe Lautaro Martinezit.

Me rolin e ri të danezit, Marcelo Brozovic do të ketë më shumë liri nëpër fushë, derisa ndante mesfushën me ish-yllin e Tottenham Hotspurit.

Alessandro Bastoni është favoritë për të startuar në mbrojtje së bashku me Milan Skriniarin dhe Stefan de Vrij.
Shtuar më 08/06/2020, ora 09:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori