Eriksen zbulon qëllimin e transferimit te Interi: Kam ardhur të fitoj Serie A
Christian Eriksen zbulon qëllimin për të cilin ai u transferua te Interi në ditët e fundit të merkatos së janarit.

Danezi ka ardhur në Serie A për të bërë diferencën dhe për të fituar titullin kampion me "zikaltërit".

Mesfushori e pranon se stërvitjet me Conten janë shumë të vështira, por ia duket se e ka vendin e titullarit në skuadër.

"Juventusi ka qenë duke e fituar ligën që një kohë të gjatë, ne duam ta ndryshojmë këtë. Për këtë arsye jam unë këtu. Ecuria e fitoreve dhe formës së mirë është një faktor i madh dhe Juventusi e ka këtë. Në garë me ne e kemi edhe Lazion", ka thënë Erikseni.

Erikseni më tutje zbuloi se gjithçka është më e organizuar në Inter sesa në Tottenham dhe e pranoi se seancat stërvitore të Contes janë shumë të vështira.

"Unë kisha folur me Conten vetëm një herë para se të arrija në Milan dhe ai ishte shumë i drejtpërdrejtë me mua. Ai më tregoi se si më sheh mua dhe se çfarë kërkon nga unë në fushë – si me top, si pa të", shtoi Erikseni.

"Gjithçka është shumë më e organizuar. Po, stërvitjet e tij janë shumë të vështirë, por unë jam gati. Dua të luaj aty ku mund ta kem topin. Nuk ka rëndësi se ku, por unë duhet të qëndroj në mes të fushës në mënyrë që të krijojë diçka gjatë aksioneve të sulmit".

"Conte luan me tre lojtarë më mes dhe kjo është pak ndryshe, por gjëja e rëndësishme është ta kemi mundësinë për të krijuar raste".

Erikseni tha se pritjet e krijuara për të nuk e kanë shtuar presionin mbi të dhe shtoi se dëshiron të marrë përgjegjësi edhe në Inter, ashtu siç i është kërkuar të bëjë në Danimarkë dhe Tottenham.

"Nuk e ndiej peshën e përgjegjësisë. Gjatë vitit tim të fundit në Tottenham dhe në Danimarkë, mua gjithmonë më është kërkuar të marrë përgjegjësi. Jam mësuar me këtë", sqaroi Erikseni.

"Asgjë s’ndryshon në Inter. Unë dua të jem lojtari që e bën dallimin, që shënon, që krijon. Natyrisht që më duhet kohë, por në futboll s’mund të presësh shumë para se të tregohesh vendimtar. Dashuroj gjithçka që ka të bëjë me futbollin, përveç humbjeve".

Interi është duke u përgatitur për derbin e qytetit kundër Milanit, Derby della Madonnina, që do të zhvillohet të shtunën. 27-vjeçari mezi po pret të luajë në atë ndeshje, e cila beson se do të jetë e bukur
Shtuar më 05/02/2020, ora 10:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori