Erion Braçe i kundërpërgjigjet Andi Lilës: Zotni, unë mendoj dhe bëj siç dua! S’më thua dot ti si të flas
Andi Lila, kryetari i Sindikatës së Futbollistëve, ka reaguar për postimin e djeshëm të Erion Braçes, rreth favoreve fiskale që klubet po kërkojnë.

Lojtari i Kombëtares, kritikoi Erion Braçen, duke thënë se ai flet herë si tifoz dhe herë si zyrtar.

Direkt pas këtij reagimi të Lilës, Braçe me anë të një statusi në "Facebook", ka replikuar me Lilën.

Ai shprehet se ka lirinë të flasë dhe ka thënë se kontratat mes klubit dhe lojtarëve i rregullon FSHF-ja dhe jo qeveria.

Reagimi i Erion Braçes:

PER ANDIN, FUTBOLLIN E PISTE DHE LIGJSHMERINE QE DUA! I nderuar zoti Lila! Nuk do replikoja kurre me nje futbollist-ata thjesht i ndjek ne gare, i duartrokas pa fund kur e meritojne, por meqe u prezantuat nga detyra e larte e kryetarit te pare te Sindikates se Futbollisteve, po ndaj me ju, tre kater mendime mbi ate qe lexova. E para dhe kjo eshte personale; Jo ju, por kerkush perfshi dhe ate qe e dallova mes rreshtave, nuk me thote dot se si duhet te flase! Une zotni kam lirine te them ate qe mendoj dhe e bej si dua: Prej pasionit si tifoz e s’me vjen turp hic, prej detyres egzakt kur duhet te bej detyren, teresisht e ndare me pasionin! Tani per ceshtjen; E para, une nuk paragjykoj kerkend, as individe, as ekip e as FSHF. Une i referohem fakteve! Tre vendime te Cas nuk jane paragjykim por vendime gjykate! I fundit prej tyre ka legjitimuar sistemin BFDS te monitorimit te garave te paracaktuara me qellim bastet e paligjshme! Kete ta them si shtetar mu ne mes te realitetit, por edhe si tifoz qe urren ta mashtrojne kur sheh nje ndeshje futbolli! Tani nje pyetje kam; Ju perse refuzoni te pranoni qe paracaktimi i rezultateve te nje gare, kombetare e nderkombetare, eshte nje fenomen i perhapur ne futbollin shqiptar e per te cilin flasin te gjithe? Nuk pastrohet, kurohet, permiresohet duke kapur majen e konkurences, financohet futbolli duke fshehur krimin zotni! E dyta, mua me kerkon llogari per te drejtat e futbollisteve?! Zotni e kam une gabim apo marredhenia eshte mes futbollistit, klubit, permes nje kontrate qe administrohet nga palet dhe FSHF-ja, e cila duhet ta mbroje ate kontrate?! Nese ti e di ndryshe, atehere kot qe e keni ngritur ate sindikate. Kontratat e futbollisteve kane rregullat dhe institucionet ku mbrohen e te siguroj, nuk eshte Qeveria ajo qe i garanton. Kerkund. E treta, po, ti ke te drejte, bilancet e pista jane detyre e Tatimeve. Por duhet te dish dy gjera: E para, te gjitha detyrimet e sotme ndaj fiskut i kane llogaritur tatimet, pra kane bere punen; E dyta, sa here une kam nxitur kete-sic ti ma kerkon, FSHF ka uleritur per nderhyrje politike e ka kercenuar me UEFA! Kjo eshte E VERTETA. Si tre stadiumet e kesaj qeverie! Aty luan ti!
Shtuar më 01/08/2019, ora 11:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori