Erion Braçe: Vetëm kaq? Paratë që fituat të mbeten te fusha
Erion Braçe i ka bërë thirrje sot lojtarëve të kombëtares shqiptare që të kërkojnë nga FSHF që të ardhurat e siguruara nga ngjitja në Ligën B, të përdoren për të rregulluar fushën e “Air Albania”.

Në një postim në rrjetet sociale, Braçe fillimisht ka kërkuar që kuqezinjtë të tregonin vlerat e tyre të vërteta si skuadër në të ardhmen e më pas u ka bërë thirrjen që paratë të përdoren për të përmirësuar gjendjen e terrenit skandaloz.

POSTIMI I ERION BRAÇES

“VETEM KAQ?

BRAVO DERI KETU POR, ME ZEMER NE DORE E MBI TE GJITHA PA DOMINIM, PER PASOJE EDHE PA PLAYOFF QE ESHTE NJE SHKALLE ME LART SE KAQ! DHE ISHIN TE GJITHE ME TE DOBET SE NE, SE JU!

LIGA E RE ESHTE KREJT TJETER STANDARD; ATY CDO BENI?

INDIVIDUALISHT-TEK E TEK JENI TE DENJE PER ATY; POR ATY DUHET EKIPI, AI QE MBRON, LUFTON E FITON NE CDO CENTIMETER!

JU KENI SHANSIN TE HAPNI NJE CIKEL 10 VJECAR QE DUHET TE JETE SUPER, PER JU, PER NE TIFOZET, PER SHQIPERINE; RRITUNI BASHKE E ME FITORET!

vo: aaaa po, që të mos harroj; paratë të cilët do rrjedhin nga fitorja e sotme-vendi i parë, kërkoni të mbeten në këtë fushë, aty, për ta bërë njëherë e mirë një fushë që nuk pengon cilësinë tuaj!
Shtuar më 18/11/2020, ora 21:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori