Erjon Bogdanit i del emri për evazion fiskal në Serie A
Në Napoli ka nisur gjyqi që është me emrin “Fuorigioco”. Ky gjyq, akuzon rreth 100 persona të botës së futbollit, në Seria A dhe B , që akuzohen se kanë kryer evazion fiskal duke mos paguar taksat gjatë transferimeve të tyre.

Mes tyre është shfaqur edhe emri i trajnerit tonë të kombëtares U-19, Erjon Bogdani.

Sipas hetimeve dyshohet se transferimi i tij nga Chievo te Cesena nuk është i rregullt. Për këtë çështje hetohen menaxherët Alexandro Moggi dhe Marco Somela, si dhe ish presidenti Cesenës.

Bogdani nuk figuron si i akuzuar por si përson që ka dijeni. Mes tij janë dhe emra të njohur si Odo, Immobile Lavezi etj. /albeu.com/
Shtuar më 21/04/2018, ora 17:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori