E FUNDIT/ Sherr mes uniformave blu, shkarkohen 2 shefa të policisë rrugore
Erkand Qerimaj nuk shkon më shumë se vendi i 6-të në Botërorin e peshëngritjes
Erkand Qerimaj e mbyll pa medalja Botërorin e peshëngritjes që po zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shtangisti shqiptar, i cili garoi ka kategorinë deri 77 kg, ngriti 155 kg në shkëputje, 187 në shtytje dhe 342 kg në dygarësh, duke u renditur në vendin e 6-të.

Ashtu sikurse Briken Çalja, Qerimaj mundi të ngrinte shtangën vetëm në provën e parë në të dy stilet (dështoi me 157 kg në shkëputje dhe 191 në shtytje), duke marrë një rezultat poshtë pritshmërive. Në shkëputje shkodrani u rendit i 9-ti, ndërsa në shtytje meritoi pozicionin e katërt. /abeu.com/
Shtuar më 03/12/2017, ora 10:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori