Eros Grezdës i bëhet e qartë, nuk ka vend te Rangers
U mendua se shqiptari mund të kishte dhe ndonjë shans nga trajneri Steven Gerrard, por diçka nuk ekziston. E ardhmja e Eros Grezdës nuk është tek Rangers.

Sulmuesi i krahut po stërvitet me ekipin e parë, por i është bërë e qartë se duhet të gjejë një skuadër tjetër. Ai nuk është përfshirë në listën e Europës për ndeshjet që Rangers do të zhvillojë ndaj St Joseph's.

Shqiptari nuk bën pjesë te lojtarët e grumbulluar duke i dhënë një tjetër sinjal se nuk ka të ardhme në ishull. Gjakovari duhet të shohë një skuadër tjetër përndryshe karriera e tij do të jetë në pikëpyetje të mëdha.
Shtuar më 08/07/2019, ora 18:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori