Ertrit Berisha e feston me gol ftesën për në Kombëtare (VIDEO)
Kandidati për të veshur fanellën e Shqipërisë, portieri Etrit Berisha e festoi ftesën e trajnerit Xhani De Biazi me një... gol. Jo të pësuar natyrisht, por të shënuar. Madje golin e vetëm të ndeshjes. Portieri 22 vjeças shënoi për Kalmarin, që fitoi 1:0 kundër Trelleborgut. Berisha shënoi në minutën e pestë nga penalltia.

Për Berishën ishte goli i dytë i shënuar te Kalmari. Një gol ai e ka realizuar edhe vitin e kaluar në një ndeshje për Kupë.

Berisha 23-vjeçar të shtunën u kthye në skuadrën e parë të Kalmarit pas plot gjashtë muajve mungesë për shkak të lëndimeve.

Ai ka thënë dje se i pëlqen të gjuajë penalltitë. Madje, ai pranoi se ushtron shumë shpesh gjuajtjen e penalltive. Me golin e shënuar atij i është rritur vetëbesimi dhe po planifikon t'i kërkojë trajnerit të klubit që goditjet nga pika e bardhë t'i kryejë edhe në të ardhmen.

"Kjo ishte paraqitja ime e parë pas një pauze të gjatë. Trajneri vendosi që unë të gjuaja penalltinë, dhe ia arrita të shënoja. Unë kam shënuar edhe një gol tjetër nga penalltia, sezonin e shkuar në një ndeshje të Kupës. Kam vetëbesim dhe jam i qetë në gjuajtjen e penalltisë. Stërvitem rregullisht për to. Trajneri më ka parë që jam një realizues i mirë dhe unë kam qenë në listën e lojtarëve që duhej t'i gjuaja penalltitë. Do t'i kërkoj atij të më besojë gjuajtjet e penalltive sa herë që do të kemi ndonjë të tillë", ka thënë Etrit Berisha. /albeu.com/

Shtuar më 19/03/2012, ora 15:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori