Drejtuesit e Juventusit kanë filluar negociatat për transferimin e mesfushorit të
Sassuolo, Manuel
Locatelli, raporton Tuttosport.
Locatelli e ka filluar karrierën te Milani dhe konsiderohej një talent i madh, por ‘Rossonerët’ nuk i besuan atij dhe e shitën te
Sassuolo për 10 milionë
euro.
22 vjeçari tregoi potencialin e tij në
Sassuolo dhe tani është një anëtar i rregullt i ekipit kombëtar italian.
Pirlo po kërkon përforcime në mesfushë, dhe dëshira e tij e madhe është
Locatelli, i cili vetë nuk e fsheh se ka dëshirë të madhe për të kaluar te Juventus.
Çmimi i lojtarit thuhet se mund të jetë një problem, me Sassuolon që vlerëson atë rreth 50 milionë
euro, ndërsa Zonja e Vjetër nuk është e gatshme të ofrojë më shumë se 30 milionë
euro.
Shtuar më 28/11/2020,
ora 09:19