Është harruar tek Chelsea, Monaco kërkon mbrojtësin brazilian
E ardhmja mbrojtësit brazilian, David Luiz në “Stamford Bridge” lidhet ngushtësisht me atë që do të ndodhë me Antonio Conten, pasi marrëdhënia e tij me trajnerin italian ka qenë gjithmonë e tendosur.

Në momentin që drejtuesit e Monacos do ta kuptojnë që futbollisti është në shitje, do t’i paraqesin menjëherë një ofertë presidentit Roman Abramovich.

Nëse Conte largohet nga Chelsea, sikurse janë të gjitha gjasat, David Luiz mund të kërkojnë qëndrimin për të fituar një vend titullari te blutë e Londrës, në të kundërt, largimi i tij është i pashmangshëm.

Edhe nëse italiani do të prishë marrëveshjen me Chelsean, duhet kuptuar nëse trajneri që do ta pasojë e ka në plane brazilianin.

David Luiz e humbi besimin e Contes pas dy ndeshjeve të grupeve të Champions përballë Romës, me Chelsea-n që pësoi në total 6 gola, duke marrë vetëm një pikë më “Stamford Bridge”. /albeu.com/
Shtuar më 29/04/2018, ora 16:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori