Është lojtar i rëndësishëm për Pirlon, e ëma: E dashuron Juven, rrinte pa bukë për futbollin (FOTO LAJM)

Huan Kuadrado është rikthyer shpërthyes për Juventusin, pasi kaloi COVID-in dhe ishte deciziv në finalen e Superkupës ndaj Napolit dhe në duelin me Bolonjën në kampionat.

Edhe pse për kolumbianin njihen cilësitë e tij fantastike, mbi të kaluarën njihet shumë pak, por ajo që ka dashur të zbardhë diçka më shumë lidhur me fëmijërinë e Huanit ka qenë e ëma, Marcela Belo Guerrero, për “Gazzetta dello Sport”.

Zonja Marsela, kur ka nisur Kuadrado të luajë futboll?

Huan ka nisur të shkelmojë topin që në moshën 6 vjeç. E merrte topin me vete kudo në shtëpi, por edhe në shkollë, pas së cilit vraponte që të luante me shokët e tij, pranë shtëpisë. Disa herë më duhej ta tërhiqja nga veshi, sepse harronte të kthehej në shtëpi dhe shumë shpesh qëndronte edhe pa ngrënë.

Por kontratat sjellin edhe para. Çfarë ndjetë ju kur firmosi të parën?

Ishte diçka unike, pasi kontrata si profesionist ishte shenjtërimi i sforcove që Huan kishte bërë gjatë gjithë fëmijërisë, ndonëse nuk ka luajtur kurrë për para. Kontrata i shleu sakrificat dhe kush e di sa ditë pa ngrenë, vetëm për t’u stërvitur. Por edhe pse tashmë ka para mjaftueshëm për të vazhduar jetën mbetet një djalë me këmbë në tokë. Huan është një i sëmurë pas futbollit.

kuadrado

Sa i rëndësishëm është Juventusi për Kuadradon?

Thjesht e dashuron këtë skuadër. Është i lidhur aq fort, sa ndihet njësoj si në familje. Në të kaluarën ka pasur shumë oferta tunduese, tepër më të larta sesa paguhej te Juvja, por ai i ka refuzuar të gjitha, pasi kërkon që ta mbyllë karrierën në këtë klub.

Çfarë ju thotë për marrëdhënien me Ronaldon?

Kanë një marrëdhënie të mirë, ashtu sikurse me të gjithë, ndonëse miqtë e tij më të mirë janë amerikano-jugorët e Juves. Përveç Huanit, kush është lojtari i Juves që preferoni më shumë? I admiroj të gjithë, por unë vdes vetëm për djalin tim.
Shtuar më 27/01/2021, ora 20:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori