"Është një turp", Endi Tufa: Fituan kompanitë e basteve, duhej që të shënoheshin tre gola
Bylisi ka arritur të fitojë me rezultatin 2-1 ndaj Tiranës në Kupën e Shqipërisë.

Dopieta e Murataj i ka dhënë fitoren ballshiotëve, ndërsa nga bardheblutë realizoi Hasani. Gjithashtu në sekondën e fundit të takimit, Jurgen Goxha, ka humbur penalltinë.

Këtë 11-metërsh duhej që ta gjuante një tjetër lojtar dhe për këtë arsye ka pasur edhe një debat të madh me trajnerin Dovedan. I ftuar në “Zona Gol”, Endi Tufa ka hedhur edhe një akuzë duke u shprehur se kjo ndeshje ka qenë e fiksuar.

“Po të shihje Bylisin në pjesën e dytë dukej si Reali i Madridit. Ky është një turp që ndodhi. Duke parë edhe koeficentët, sot kanë fituar kompanitë e basteve. Edhe vetë Tirana nëse kishte një mbështetje kaq të madhe deri tani, e ka humbur. Të paktën kjo përballje duhet që të hetohet. Kur është dënuar edhe Skënderbeu vetëm në bazë dyshimesh. Tani duke i bërë edhe një lidhje historisë, koeficentët favorizonin edhe një gol të tretë të Bylisit. Ndoshta prandaj ka qenë edhe ai debati i madh i trajnerit në fundin e ndeshjes”, ka thënë Tufa.
Shtuar më 02/07/2020, ora 20:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori