Është njeriu i momentit, Muriqi në radarët e gjigandëve Europianë
Vedat Muriqi ishte padyshim njëri prej më meritorëve në fitoren e madhe që "Dardanët" e arritën ndaj Çekisë, duke shënuar një gol.

Sulmuesi i Kosovës është në formë të lartë edhe me Fenerbahçen, duke realizuar dy gola në tri ndeshje, dhe këto paraqitje të mira kanë bërë që Muriqi të tërheq vëmendjen e disa prej klubeve më të mëdha evropiane, shkruan media turke, Hurriyet.

Totttenham, Fiorentina, Napoli dhe Lazio janë ekipet e interesuara sipas mediave turke, të cilat mund të sigurojnë shërbimet e yllit të Kosovës në të ardhmen.

Pa dyshim që Vedat Muriqi po kalon një formë jetësore, dhe një interesim i tillë nga ekipe të mëdha të Evropës nuk është çudi.
Shtuar më 09/09/2019, ora 16:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori