Është zëvendësues i Courtois, Navas kërkon largimin nga Reali
Keylor Navas nuk dëshiron të vazhdojë më në Madrid si zëvendësues. Portieri është i mërzitur me rolin e tij aktual në ekipin e bardhë (luan vetëm në Kupën e Mbretit) dhe dëshiron të gjejë një rrugëdalje.

Destinacioni që e tërheq atë është Premier League. Njerëzit e tij të besuar kanë punuar për disa javë për të marrë ofertë nga një ekip anglez, që e josh Keylor, i cili ka ndërmend të transferohet në Angli, merkaton e ardhshme të verës.

Ndërkohë, klubi madrilen e kupton zhgënjimin e tij, ndaj do ta lejojë të largohet në fund të sezonit, nëse një ofertë për të duket e drejtë. Portieri do të konsideronte largimin edhe në merkaton e dimrit, nëse një ofertë e bind atë, por për momentin, Real Madridi nuk është i gatshëm për këtë opsion.

Sezonin e fundit, kur Keilor u dëmtua, Kiko Casilla nuk ofroi një performancë të mirë. Për këtë arsye, ai do të vazhdojë deri në fund të sezonit të qëndrojë si zëvendësues me garanci të plota i Courtois.

Shtuar më 08/12/2018, ora 18:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori