Espanyol mposht Deportivon
La Liga
Futbollistët e Espanyol-it kanë arkëtuar tri pikë të reja në takimin kundër Deportivo La Coruna-s, të cilën e kanë mposhtur me rezultat 2:0, në kuadër të javës 28 të kampionatit spanjoll.

Espanyol deri te fitorja e 14-të në kampionat erdhi duke iu falënderuar golave të Ivan Alons në minutën 62 dhe Djoan Verdu në minutën 81. Deportivo nga minuta 42 luajti me një lojtar më pak, pasi që nga takimi u përjashtua Pablo Alvarez.

Pas kësaj fitoreje, Espanyol është ngritur në vendin e pestë në tabelë.

Malaga, e cila renditet në fund të tabelës, si mysafir mposhti Real Sociedad me rezultat 2:0 dhe ka ruajtur gjasat në luftën për mbijetesë në La Ligë.

Pikë të rëndësishme në luftën për ekzistencë ka fituar edhe Osasuna, e cila si vendës mposhti Rasing Santander 3:1.
Shtuar më 13/03/2011, ora 20:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori