Essien: Drogba më bindi ta zgjedh Chelsean para Unitedit
Legjenda e Chelseat, Michael Essien pranon se disa fjalë bindëse nga Didier Drogba ishte gjithçka që iu desh për ta detyruar atë të refuzojë Manchester Unitedin për të kaluar në Stamford Bridge.

Ish-mesfushori ganez u kërkua nga të dy klubet e mëdha angleze në vitin 2005, por ishin Blutë që morën Essien nga Lyon, edhe pse Sir Alex Ferguson e donte që ai ta merrte si pasues të Roy Keane.

“Vitin e dytë timin në Lyon, kur e mbaruam sezonin, u ktheva për të filluar para-sezonin me ta dhe u ktheva shumë i lumtur që fillova para-sezonin. Kjo është koha kur skuadrat tjera filluan të vijnë si Chelsea dhe Manchester United”, ka thënë fillimisht Essien.

“Në atë pikë unë do të kisha dashur të isha bashkuar me Unitedin. Por, unë po flisja me Jose Mourinhon çdo ditë dhe ai e bëri të qartë, shumë direkt për mua, se ai donte që unë të bashkohesha me Chelsea dhe kishte vetëm Chelsea që mund të paguante tarifa transferimi në atë kohë”.

“Nuk ishte e lehtë por mbaj mend herën e parë që fola me Jose. Unë shkova në shtëpinë e Malouda për grill dhe pastaj gjatë grillit, Drogba e thirri atë dhe ata filluan të flasin sepse janë shumë shok të afërt”.

“Më pas Drogba e pyeti: ‘Kur e shihni Michaelin, sa herë që e shihni, a mund t’i thuani që Jose e dëshiron numrin e tij, Jose dëshiron të bisedojë me të?’, Por më pas ai tha: “Michael është këtu, ne jemi duke bërë grill!”.

“Kështu që ai ma dha telefonin mua dhe unë fillova të flas me Drogba dhe kështu filloi gjithçka. Unë ia dhashë numrit tim atij dhe ai ia dha Mourinhos dhe kjo ishte kur gjithçka filloi. Ishte një sagë e vështirë transferimi”, përfundoi mesfushori.
Shtuar më 22/05/2020, ora 12:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori