Esteban Cambiasso te Leicester City
Pëlqej
Esteban Cambiasso është futbollisti më i ri i Leicester City-t. Legjenda e Interit është bërë pjesë e klubit anglez pasi firmosi një kontratë një-vjeçare.

Mesfushori 34-vjeçar argjentinas la zikaltrit në fundin e sezonit të shkuar pasi kishte fituar gjithçka në Itali, Europë dhe jo vetëm dhe tani do e vazhdojë karrierën e tioj në Premier League.

Leicester City nuk ka shpenzuar asnjë qindarkë për kartonin e futbollistit, ndërsa ky i fundit mund të aktivizohet që këtë të dielë në sfidën e Premier League-s kundër Arsenal. /albeu.com/


Karriera e Cambiassos:

1998-2001: Independiente (98 ndeshje, 14 gola)
2001-2002: River Plate (37 ndeshje, 12 gola)
2002-2004: Real Madrid (41 ndeshje, 0 gola)
2004-2014: Inter (315 ndeshje, 41 gola)
2000-2011: Argjentina (52 ndehsje, 5 gola)


Shtuar më 29/08/2014, ora 11:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori