Eto: Eshte lehte te luash krahas Xavit dhe Messit
Albeu.com
Sulmuesi i Barcelonёs, Samuel Eto’o, thotё se bashkёlojtarёt e tij Xavi dhe Messi e bёjnё futbollin pёr tё mё tё thjeshtё dhe mё tё lehtё. Ata munden mbreme Almerian me rezultat 5:0.
Katalanasit mbrёmё treguan edhe njё paraqitje impresive duke e mposhtur Almerian me rezultat 5-0, rezultat qё u vendos qё nё pjesёn e parё tё ndeshjes.

Sulmuesi kamerunas shёnoi hat-trick nё kёtё ndeshje, dhe pas saj ka thёnё se meritё tё madhe pёr kёtё kanё edhe bashkёlojtarёt e tij.

“Tё luash krahas Xavi dhe Leo bёn qё loja tё duket mё e thjeshtё dhe mё e lehtё. Kёnaqёsia me tё cilёn luajmё ёshtё njё kёnaqёsi e vёrtetё. Gjithmonё luajmё pёr tё fituar, por po ashtu punojmё me ngulm nё mbrojtje dhe unё personalisht pёrpiqem tё jap gjithçka nga vetja, madje edhe kur topi nuk ёshtё tek unё”, ka thёnё Eto’o.
Shtuar më 26/10/2008, ora 19:44
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori