Eto'o: Akoma nuk e di pse nuk jam ne Barcelone
Albeu.com
Samuel Eto’o eshte gati per te luajtur ne Serine A dhe eshte shume i kenaqur qe do ta beje kete me Interin. Sulmuesi kamerunas, i sapo zbarkuar ne Itali nga Barcelona pas nje megashkembimi me Zlatan Ibrahimovic, gjate nje interviste ...... per nje televizion francez, iu rikthye ketij operacioni spektakolar te merkatos. Dhe gjithcka per te treguar se sa i lumtur ndihet qe eshte veshur zikalter dhe qe gjeti Hoze Murinjon, por edhe per te hequr rroten nga bishti per sa i perket ish-trajnerit te tij, Pep Guardjola.

“Une prisja qe ai te me shpjegonte arsyet e nisjes sime, leshoi nje shigjete autori i 30 golave te sezonit te fundit, perfshi ketu edhe golin e fillimit te finales se Champions League te fituar 2–0 kunder Mancester Junajtid. Por ai s’me tha asnje fjale. Nuk me dha asnje pergjigje, madje as qe pres ndonje ne te ardhmen. Per mua tashme eshte ceshtje e mbyllur”.

Autor i me shume se 100 golave ne pese sezone tek ekipi i Barcelones, Eto gjithnje e me pak arrin ta shpjegoje leshimin e tij: “Nuk do ta kritikoja kurre nje trajner nese do te behej fjale per ndonje lojtar me te mire se une. Por vete fusha e lojes flet dhe deri sa te vertetohet e kunderta, isha une ai qe meritonte te luante cdo te diel”. Gjithsesi, tani eshte aventura e re me Interin. Eto’o eshte i lumtur qe vleresohet nga Murinjo: “Edhe pse kemi folur vetem ne telefon, ka vite qe me kerkon dhe e pata te lehte te vendosja”.
Shtuar më 24/08/2009, ora 16:43
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori