E FUNDIT/ Makina përplas 10 vjeçarin në Vlorë
Eto'o: Dikur e urreja Mourinhon
Marrëdhëniet e Samuel Eto’o me Jose Mourinhon nuk kanë qënë gjithmonë fushë me lule. Lajmin e ka bërë të ditur vetë sulmuesi, i cili nën drejtimin e tij te Interi fitoi gjithçka dhe tani do ta ketë trajner dhe në radhët e Chelseat. Kamerunasi, që te zikaltërit kishte një rol kyç në periudhën murinjane, deklaroi për mediat britanike, se nuk ka pasur marrëdhënie të shkëlqyera me trajnerin e tij, madje në disa raste dhe e ka kritikuar atë publikisht përpara se ta njihte nga afër:

"Përpara se të transferohesha te Interi, nuk njiheshim personalisht dhe kishim një marrdhënie të tendosur mes nesh. Madje një herë e kritikova në media dhe theksova se nuk do të luaja kurrë në një skuadër që drejtohej nga Mourinho", u shpreh Eto'o.

Eto megjithatë pranoi se në momentin që e njohu nga afër portugezin, ndryshoi krejtësisht mendim për të:

"Kur ai erdhi te Interi, dhe më kërkoi, pata mundësinë të kisha një marrdhënie të drejtpërdrejtë dhe kuptova sesa i ndryshëm është ai nga njeriu që shfaqet përpara mediave. Tani mund të them se Mourinho është një prej njerëzve që vlerësoj më shumë në botën e sportit dhe gjithashtu dhe një mik i mirë për mua. Për fat zoti më krijoi mundësinë ta njihja më mirë", vijoi kamerunasi.

Samuel Eto’o erdhi te Chelsea nga Anzhi dhe te londinezët do të përfitojë një pagë vjetore prej 9 milionë eurosh në sezon. /albeu.com/
Shtuar më 13/09/2013, ora 15:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori