Eto'o mbetet te Barcelona
Albeu.com
Reprezentuesi i Kamerunit Samuel Eto'o edhe perkundër spekulimeve, megjithatë do të qëndrojë në radhët e Barcelonës. Eto’o do t'i mbrojë ngjyrat gjigantit katalanas edhe në sezonin e ardhshëm.Kthesa rreth të ardhmes futbollistike të Eto'o-s ndodhi pasi që drejtuesit e Barcelonës erdhën në përfundim se në tregun futbollistik nuk ekziston futbollist që denjësisht do të kishte zëvendësuar Eto'o-n, respektivisht futbollist që do të sillej në Barcelonë në vend të tij.

Trajneri Jose Guardiola që kur arriti në postin e trajnerit të Barcelona paralajmëroi se nuk do të llogarisë në shërbimet e Eto'o-s, por megjithatë do të duhet patjetër të bashkëpunoj me këtë futbollist, i cili në ndeshjet parasezonale luan në formë të shkëlqyeshme.
Shtuar më 11/08/2008, ora 20:43
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori