Eto'o ndjek gjurmët e legjendës së Milanit, kandidon për president
Samuel Eto’o e ka parashikuar të ardhmen e tij përpara se të varë këpucët në gozhdë. Ish-sulmuesi i Barcelonës dhe Interit ka vendosur të hyjë në politikë.

Duke ndjekur gjurmët e ish-kolegut të tij George Weah, që në dhjetor u zgjdh president i Liberisë, Eto’o që është ende pjesë e Konyaspor në kampionatin turk, synon që të bëhet president i vendit të tij, Kamerunit.

“Kam të njejtën ëndërr që kishte Jul Cezari për Romën. Do të formoj një skuadër ministrash që të jenë të aftë të punojnë për vendin tim”, tha Eto’o nëpërmjet një interviste për revistën Jeune Afrique, ku ai ka zbuluar qëllimin e tij për të kandiduar në zgjedhjet që do të bëhen në muajin tetor.

“Kam vendosur të kandidoj. Nuk shikoj pse unë të mos bëj detyrën e presidentit të vendit tim”, tha më tej kamerunasi, që e shikon veten si pasuesi i presidentit aktual Paul Biya. “Do të zgjedh njerëz që kanë shpirtin e kolektivitetit. 11 ministra dhe 7 sekretarë shteti”, tha Eto’o. Më pas Eto’o ka folur edhe për George Weah: “Ai një model për mua? Ndoshta unë për të”, përfundoi Eto'o. /albeu.com/
Shtuar më 02/04/2018, ora 18:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori