Eto'o rikthehet në Kombëtare
Samuel Eto'o rikthehet në Kombëtare. Lajmi është bërëi ditur nga vetë sulmuesi i Anzhi nëpërmjet sitit të tij zyrtar në internet. Ish bomberi i Barcelonës dhe Inter ka vendosur ti përgjigjet pozitivisht apelit të Presidentit të Federatës Kamerunase të Futbollit, Paul Biya, duke pranuar të mos marri së bashku me shokët e ekipit shpërblimet e papaguara.

Kështu Eto'o mund të veshë sërish fanellën e "Luanëve të Afrikës" dhe të vendosë në krah shiritin e kapitenit duke filluar që nga ndeshja e ardhshme për eleminatoret e Kupës së Afrikës kundër Bregut të Fildishtë më 14 tetor. /albeu.com/
Shtuar më 28/09/2012, ora 16:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori