Eto'o rikthehet nga pensionimi, i bashkohet skuadrës spanjolle
Samuel Eto'o mund të vendosë për një rikthim të papritur në futboll, në moshën 39 vjeçare.

Sulmuesi nga Kameruni në vitin 2019 vendosi të pensionohej nga futbolli, pasi një aventure në fund në Katar.

Ish sulmuesi i Barcelonës dhe Interit, është lidhur me një transferim te Racing Murcia, që luan në nivelin e tretë spanjoll.

Murcia sezonin e kaluar siguroi një vend në nivelin e tretë spanjoll, teksa në të kanë investuar disa investitorë të jashtëm, që kanë synime të mëdha me klubin.

Samuel Eto'o gjatë karrierës së tij ka fituar shumë tituj të rëndësishëm, përfshirë Ligën e Kampionëve me Barcelonën dhe Interin.
Shtuar më 17/11/2020, ora 23:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori