Etrit Berisha drejt lamtumirës nga ...
Etrit Berisha mund të mos kthehet më në Lazio pas përfundimit të Euro 2016. Sipas asaj që thonë mediat italiane, portieri i Kombëtares shqiptare ka lënë të kuptohet se vendimin përfundimtar do ta marrë pas europianit.

Në këtë mënyrë, Lazio po mendon të gjejë zgjidhje të shpejta duke hedhur sytë nga tregu i portierëve.

Aktualisht, klubi kryeqytetas ka vetëm një emër të konfirmuar, ai është kroati Ivan Vargić i blerë disa muaj më parë, por do të transferohet zyrtarisht në Lazio gjatë sezonit të ri.
Shtuar më 02/06/2016, ora 14:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori