Etrit Berisha humbet formacionin, Gollini i merr vendin
Etrit Berisha do të mungojë në sfidën përballë Cagliarit, në Kupën e Italisë.

Portieri i kombëtares nuk do të qëndrojë jashtë për shkak të rotacionit nga trajneri Gian Piero Gasperini, por sepse ka një problem shëndetësor.

Prishtinasi vuan nga një sindrom gastrointestinal dhe për këtë arsye nuk do të jetë as në listën e të grumbulluarve.

I pafat gardiani i Atalantës, duke qenë se po kalonte një moment të mirë forme. Berisha, deri tani, ka luajtur 12 ndeshje nga 19 të zhvilluara. U duk sikur në janar do të largohej, por gjërat kanë ndryshuar.

Shtuar më 11/01/2019, ora 15:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori