Etrit Berisha bëri një lëvizje në merkaton e verës duke u larguar nga Atalanta për të firmosur me SPAL-in.
Gardiani i Kombëtares shqiptare është kthyer te SPAL-i një nga më të rëndësishmit e skuadrës dhe po mundohet të ndihmojë ekipin për të mbijetuar e shpeshherë ka marrë vlerësime maksimale për paraqitjet e bëra dhe pritjet e shumta.
Këto
paraqitje kanë bërë që
Berisha të përfshihet në “Top 20” me 20 futbollistët më të mirë të
kampionatit.
Natyrisht që ky është një vlerësim i madh për portierin që e mbyll këtë dekadë mes më të mirëve të
kampionatit, duke qenë ndër më të dalluarit në fushë.
Shtuar më 24/12/2019,
ora 14:13