Eugenia Lusardo, bukuroshja më e fundit e United (FOTO LAJM)

Pëlqej
Eugenia Lusardo, bashkëshortja e Marcos Rojo, është bukuroshja e fundit që i bashkohet skuadrës së Manchester United. Mbrojtësi argjentinas, që bëri një Botëror të shkëlqyer në Brazil, la Sporting Lisbonën për "Djajtë e Kuq" dhe me vete ka marrë në Angli edhe bukuroshen e tij, e cila e ka pritur më së miri transferimin e bashkëshortit të saj.

Ajo postoi në rrjetin social Instagram një foto teksa është duke konsumuar shampanjën me futbollistin: "Urime për etapën e re të jetës tënde. Të duam shumë dhe jemi gjithmonë me ty. Ti meriton edhe më shumë".

Ajo pritet të ndjekë të gjitha ndeshjet e United, ashtu siç ka bërë edhe në Lisbonë.

Eugenia dhe Marcos kanë edhe një vajzë. /albeu.com/
Shtuar më 27/08/2014, ora 13:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori