EURO 2008 - Greqia shpall listën përfundimtare
Albeu.com
Trajneri i kombëtares së Greqisë, kampiones aktual të Evropës, Oto Rehagel publikoi listën përfundimtare të futbollistëve, të cilët do të mbrojnë titullin në Austri dhe Zvicër.Në listen e Rehagelit janë 10 futbollistë, të cilët në vitin 2004 ishin pjesë e kombëtares, e cila fitoi titullin e kampionit në Portugali. Vetëm mbrojtësi i AEK-ut, Sokratis Papastahopulos, nuk bën më pjesë në kampin grek për EURO 2008. Greqia në do të garojë në grupin D, së bashku me Rusinë, Spanjën dhe Suedinë. Evenimenti më i madh sportiv në Evropë, do të transmetohet ekskluzivisht në ALSAT-M, prej 7 e deri më 29 qershor.

nga Faton Zylbehar, Alsat
Shtuar më 27/05/2008, ora 23:53
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori