EURO 2008 – Turqia, stërvitje para fansave
Albeu.com
Kombëtarja e Turqisë iu përkul presionit nga fansat dhe zhvilloi stërvitje të hapur në Gjermani, ku është duke u përgatitur për EURO 2008.Skuadra e trajnerit Faith Terim, zhvillon përgatitjet në veriperëndim të Gueterslohut, të Gjermanisë, ku mijëra adhurues të futbollit kishin mundësi të ndjekin për afër stërvitjet në stadiumin e qytetit Heidevalt. Me kushtet që ofron ky rajon ishte i kënaqur edhe mesfushori i Bajern Munihut, Hamit Altintop.

“Kam luajtur edhe më parë këtu dhe e njoh këtë rajon. Më bën të ndihem i rehatshëm. Kjo është mjaft e mirë për progresin tonë gjatë stërvitjes", tha mesfushori i Turqisë Hamit Altintop.

Fatih Terim, i cili mban nofkën "Perandor" është një nga trajnerët më të suksesshëm turk. Terim me Galatasarajin fitoi kupën e UEFA-së, ndërsa tani për herë të dytë drejton kombëtaren e Turqisë, e cila në EURO 2008 do të jetë garojë në Grupin A, së bashku me Zvicrën, Portugalinë dhe Çekinë.(alsat)
Shtuar më 23/05/2008, ora 22:08
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori