EURO 2008; Löw cakton formacionin e përkohshëm
Albeu.com
Traineri i ekipit kombëtar të futbollit në Gjermani Joachim Löw ka thirrur 26 lojtarë në formacionin e përkohshëm për Kampionatin Europian të futbollit. Në mënyrë të papritur traineri ka caktuar portier rezervë Rene Adlerin duke hequr dorë nga numri dy deri tani në portë Timo Hildebrand. Në formacion bëjnë pjesë edhe lojtarë që luajnë në kategorinë e dytë si Oliver Neuville, Marko Marin dhe Patrick Helmes. Deri në 28 maj Löw duhet t'a reduktojë në 23 lojtarë formacionin.
Shtuar më 17/05/2008, ora 18:01
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori