EURO 2008, Publikohet kombëtarja çeke
Albeu.com
Në listën e 23 futbollistëve të trajnerit të përfaqësueses së Çekisë, Karel Brykner, nuk është mesfushori i Juventusit, Pavel Nedved dhe Tomas Rosicki.Trajneri i përfaqësueses së Çekisë, Karel Brykner, publikoi listën e futbollistëve të cilët do të marrin pjesë në Kampionatin Evropian. Në listën e 23 futbollistëve nuk është mesfushori i Juventusit, Pavel Nedved, i cili refuzoi kthimin te përfaqësuesja e Çekisë. Në listën e Bryknerit mungon edhe Tomas Rosicki, por për shkak të lëndimit. Mbrojtësi i Spartakut nga Moska, Radoslav Kovaç rikthehet në përfaqësuese pas lëndimit në krah, si dhe portjeri i Çelsit, Petr Çeh. I vetmi debutues është sulmuesi i Banik Ostravas, Vaclav Sverkosh, i cili është golashënuesi më i mirë në Ligën e Parë të Çekisë me gjithsej 15 gola të shënuara. Lojtarët do të grumbullohen gjatë javës, por do të mungojnë Libor Sionko dhe Zdenek Pospech, të cilët zhvillojnë ndeshjet me Kopenhagenin në Danimarkë. Petr Çeh mungon pasi do të zhvillojë ndeshjen finale në Ligën e Kampionëve. Çekia si parapërgaditje për EURO 2008, do të përballet me Skocinë më 30 maj

Skuadra e Çekisë:

Portjerë: Petr Çeh (Çellsi) , Jaromír Blazhek (Nirnberg), Daniel Zítka (Anderleht).

Mbrojtës: Marek Jankulovski (Milan), David Rozehnal (Lacio), Tomash Ujfalushi (Fiorentina), Zdenek Pospeç (Kobenhavn), Zdenek Grygera (Juventus), Michal Kadlec (Sparta Praga), Tomash Sivok (Sparta Praga), Radoslav Kovaç (Spartak Moska).

Mesfushorë: Tomas Galashek (Nirnberg), David Jarolím (Hamburg), Jaroslav Plashil (Osasuna), Jan Polak (Anderleht), Marek Matejovski (Riding) , Libor Sionko (Kobenhan), Daniel Pudil (Slavia Praga), Stanislav Vlçek (Anderleht).

Sulmues: Jan Koller (Nirnberg), Milan Barosh (Porsmut), Martin Fenin (Aintraht Frankfurt), Vaclav Sverkosh (Baník Ostrava).
Shtuar më 15/05/2008, ora 04:49
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori