EURO 2008, shpallet perberja e Italise
Albeu.com
Sulmuesi i Sampdorias, Antonio Cassano, është gjendur befasisht në përbërjen e Roberto Donadonit, ndërsa në listën e 24 futbollistëve të publikuar sot është edhe ai sulmuesi i Juventusit, Alessandro Del Piero.Cassano ka qenë befasia e përbërjes, ku përfshihen edhe sulmuesit Del Piero, Antonio Di Natale, Fabio Quagliarella, Marco Borriello dhe Luca Toni.

Në përbërje nuk është përfshirë Filippo Inzaghi, i cili në disa ndeshje të fundit ka treguar formë të mirë. Po ashtu mungojnë edhe Rocci dhe i lënduari Vincenco Iaquinta. Në radhët e mbrojtjes e vetmja befasi është mungesa e Massimo Oddos.

Megjithatë, pas disa ditësh, nga përbërja do të duhet të largohet edhe një lojtar dhe mbetet të shihet nëse ky do të jetë nga reshti i sulmit.

Përbërja e plotë:

Portierë: Gianluigi Buffon (Juventus), Marco Amelia (Livorno), Morgan De Sanctis (Sevilla);

Mbrojtës: Cristian Panucci (Roma), Fabio Cannavaro (Real Madrid), Andrea Barzagli (Palermo), Marco Materazzi (Inter), Fabio Grosso (Lyon), Gianluca Zambrotta (Barcelona), Giorgio Chiellini (Juventus);

Mesfushorë: Gennaro Gattuso, Andrea Pirlo, Massimo Ambrosini (Milan), Daniele De Rossi, Simone Perrotta, Alberto Aquilani (Roma), Mauro Camoranesi (Juventus), Riccardo Montolivo (Fiorentina);

Sulmues: Luca Toni (Bayern Munich), Marco Borriello (Genoa), Antonio Di Natale, Fabio Quagliarella (Udinese), Alessandro Del Piero (Juventus), Antonio Cassano (Sampdoria).
Shtuar më 21/05/2008, ora 17:22
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori