Për të monitoruar hapësirën e saj ajrore gjatë zhvillimit të Kampionatit Europian
Euro 2012, Ukraina ka bërë gati katër avionë luftarakë dhe dy helikopterë. Lajmi është bërë i ditur nga Gjenerali Viktor Hamora, zv/komandant i Aeronautikës
Ushtarake ukrainase në një takim mes trupave diplomatike dhe
ushtarake të ish-Bashkimit Sovjetik.
"Katër bombardues dhe dy helikopterë - ka shpjeguar zyrtari - do të monitorojnë vazhdimisht aeroportet dhe hapësirën qiellore të Ukrainës".
Euro 2012 starton në qershorin e këtij viti dhe do të organizohet në Poloni dhe Ukrainë. /albeu.com/
Shtuar më 22/02/2012,
ora 13:21