Euro 2016 do te mbahet ne France
Albeu.com
Franca ka fituar te drejten per organizimin e Kampionatit Europian te Futbollit 2016. Ne perfundim te mbledhjes se Komitetit Ekzekutiv te UEFA-s eshte vendosur qe evenimentin me te madh futbollistik te kontinentit ta organizoje pikerisht Franca.7 ishin votat ne favor te Frances dhe 6 per Turqine qe nuk mundi keshtu te organizonte nje evenimet te permasave te tilla.

“Eshte nje emocion i madh te mendosh se Franca do organizoje evenimentin ne vitin 2016. Falenderoj Komitetin Ekzekutiv te UEFA-s qe votoi Francen, e cila do ta justifikoje besimin qe i eshte dhene”, u shpreh presidenti i Federates Franceze te Futbollit, Jean-Pierre Escalettes.

Dosja franceze parashikon zhvillimin e aktivitetit ne 12 stadiume, 7 prej te cileve do rikonstruktohen. Qytetet organizatore do te jene; Bordo, Lens, Marseje, Paris (Stade de France e Parc des Princes), Lile, Lion, Nansi, Nise, Saint-Etienne, Strasburg dhe Tuluze. /tch/
Shtuar më 28/05/2010, ora 18:13
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori