EURO 2020/ Mancini paralajmëron një Itali shumë të fortë
Trajneri i Kombwtarws sw Italisw, Roberto Mancini ka folur rreth Euro 2020.

Roberto Mancini ka shprehur dëshirën e tij që kombëtaret e tjera ta nënvlerësojnë Italinë në Euro 2020, në mënyrë që Italia të shkojë sa më larg në këtë kompeticion.

Sipas teknikut italian, "Azzurri" kanë një skuadër shumë kompakte dhe se beson në lojtarët e tij.

"Nëse ne luajmë me përulësi do të shkojmë larg, shumë larg", deklaroi Mancini për ‘Gazzetta dello Sport’.

Italia ka arritur t’i fitojë 10 ndeshje nga po aq të luajtura gjatë kualifikueseve të Euro 2020, dhe qasja nënvlerësuese ndaj katër kampionëve të botës nuk duhet të praktikohet.

Me këto deklarata pritet një Itali konkurruese edhe në finalet e Euro 2020.

Italianët e Mancini gjenden në grupin A, ku do të përballen me kundërshtarë si Turqia, Zvicrra dhe Uellsi.

Shtuar më 13/02/2020, ora 12:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori