Euro 2020/ Spanja "blindon" kreun, Italia nis arratinë (VIDEO)



Spanja është praktikisht ekipi i parë që kualifikohet në Euro 2020.

Kombëtarja iberike mposhti 4-0 Ishujt Faraoe, duke u ngjitur në kuotën e 18 pikëve pas 6 takimesh. Dopietat e Rodrigo e Alcacer vendosen fatet e takimit, teksa e dërgoi në 7 pikë distancën me ndjekësin më të afërt, Suedinë. Kur kanë mbetur edhe 12 pikë në dispozicion, Spanja numëron 18 pikë, Suedia 11 dhe Rumania 9.

Fitore arriti dhe Italia, që thelloi në 3 distancën me Finlandën. Ishin pikërisht këto të fundit që "ranë" nën hegjemoninë e Azurrëve, të cilët shënuan me anë të Immobile dhe Jorginho për tu ngjitur në kuotën e 15 pikëve në grupin J.

Takimi tjetër i këtij grupi, mes Greqisë dhe Lihtensteinit u mbyll në barazim 1-1. Me të njëjtin rezultat u mbyll edhe takimi mes Suedisë dhe Norvegjisë.
Shtuar më 08/09/2019, ora 22:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori