EURO U19/ Shqipëria eliminohet me 0 pikë, përshëndetet edhe Kosova
anë mbyllur dy sfidat kualifikuese të Euro U19, ndeshjet e Shqipërisë dhe Kosovës. Si kuqezinjtë tanë, ashtu dhe dardanët, janë mposhtur në sfidat e tyre. Shqipëria është mposhtur me rezultatin 2-4 nga Islanda. Edhe pse kaluam në avantazh të dyfishtë brenda 30 minutave të para, të besuarit e Nevil Dedes nuk ia dolën të ruanin fitoren, pasi Islanda përmbysi gjithçka duke shënuar katër herë.

Fillimisht, Barkason dhe Thorvaldson barazuan në pjesën e dytë, ndërsa sulmuesi ynë, Broja, u ndëshkua me karton të kuq në minutë ne 68-të. Ky karton ndikoi menjëherë në rezultat, pasi Islanda shënoi dhe dy gola të tjerë. Shqipëria i mbyll këto kualifikuese pa asnjë fitore dhe me zero pikë.

Edhe Kosova është mposhtur me dy gola diferencë. Uellsi ishte shumë i fortë për dardanët, të cilët u mposhtën me rezultatin 0-2. Pinchard dhe Ëilliams shënuan për kombëtaren britanike.
Shtuar më 19/11/2019, ora 16:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori