Një gol i mrekullueshëm është shënuar në Japoni.
Cerezo Osaka nuk hasi probleme për të mposhtur 4-1 në shtëpi rivalët e Yokohama Marinos, teksa goli i tretë ishte shumë i bukur.
Minuta e 71-të, vendasit po udhëhiqnin 2-0 dhe Yuta
Toyokawa mori një asist nga mbrojtja. Sulmuesi bëri një stopim perfekt dhe dhuroi një “parabolë” fantastike.
26-vjeçari ofensiv shënoi një tjetër gol pak minuta më vonë, ndërsa miqtë gjetën rrugën e rrjetës në minutat shtesë të përballjes.
Dy golat e parë sezonalë për
Toyokawa dhe vendi i dytë në renditjen e J1
League për
Cerezo Osaka, që vazhdon garën për t’u kualifikuar në Champions
League e Azisë.
Shtuar më 17/10/2020,
ora 14:00