Sonte në mbrëmje rikthehen emocionet e një
tjetër kompeticioni elitar siç është Uefa Europa League ku do të hidhen në fushën e lojës disa prej skuadravë më të mëdha europiane.
Skuadra italiane e Milanit do të luajë në shtëpi përballë grekëve të Olumpiakos duke
filluar nga ora 18:55. Një ndeshje delikate për kuqezinjtë e trajnerit Gatusso ku objektivi janë vetëm tre pikët në grup.
Një nga skuadrat më në formë në Europë, Chelsea do të luajë përballë amatorëve të MOL Vidi në “Stamford Bridge” duke
filluar nga ora 21:00.
Skuadra tjetër big, Arsenali do të udhëtojë në transfertë ndaj Qarabagut ku luan edhe lojtari i kombëtares shqiptare, Ansi Agolli. /albeu.com/
Shtuar më 04/10/2018,
ora 13:36