Europa League, ja 16 ekipet e kualifikuara për në fazën tjetër
Pëlqej
Janë luajtur mbrëmjen e së enjtes ndeshjet e pesta në grupet e Europa League, duke dhuruar gola, spektakël, por edhe emrat e disa ekipeve të kualifikuara për në fazën e 1/16-ave të këtij kompeticioni.

Me Jurgen Klopp në stol, Liverpool i është rikthyer fitoreve në Angli, por të njëjtën gjë bëri edhe mbrëmjen e së enjtes në Europa League, duke mposhtur 2-1 francezët e Bordeaux. Me këtë rezultat ata siguruan kualifikimin për në fazën e ardhshme të këtij kompeticioni.

Siguroi kualifikimin edhe Lazio që nuk gaboi në fushën e saj ndaj ukrainasve të Dnipro, duke fituar 3-1. Po ashtu, një biletë për fazën e ardhshme siguroi edhe Baseli i shqiptarëve, i cili arriti një barazim 2-2 ndaj Fiorentinës në fushën e tij dhe me pikën e fituar ata janë në fazën e ardhshme. Fiorentinës, e cila nuk arriti ta mbante avantazhin e dy golave të shënuar nga Federico Bernardeschi në Zvicër, do t’i mjaftonte edhe një barazim në ndeshjen e fundit ndaj Belenenses për të siguruar kualifikimin.

Schalke 04 vuajti ndaj Apoelit, duke e gjetur me vështirësi golin e vetëm të fitores, i cili u shënua në minutat e fundit të ndeshjes, por që i jep të drejtën gjermanëve të vazhdojnë për më tej në Europa League. /albeu.com/

Ekipet e kualifikuara deri tani:

Liverpool, Krasnodar, Villarreal, Braga, Lazio, Saint-Etienne, Basel, Tottenham Hotspur, Schalke 04, Sparta Prague, Athletic Bilbao. Borussia Dortmund, Napoli, Rapid Wien dhe Molde. /albeu.com/
Shtuar më 27/11/2015, ora 09:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori